Vëllai rrah motrën e tij të vogël në Prizren pasi e zbuloi se po përdorte narkotikë, përfundon në pranga

0
SHARES
2.6k
VIEWS

Çdo ditë në vendin tonë raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në një familje në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren, ku një 18-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij të vogël.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti është denoncuar nga vet viktima 15-vjeçare, e cila ka njoftuar Policinë për motivin e dhunës nga vëllai i madh dhe si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Kronika

Vëllai rrah motrën e tij të vogël në Prizren pasi e zbuloi se po përdorte narkotikë, përfundon në pranga

08:03 | 01 Nëntor 2022

Çdo ditë në vendin tonë raportohen raste të shumta të dhunës në familje, ku zakonisht viktima janë gratë e vajzat të cilat përjetojnë dhunë psikike e fizike nga bashkëshortët dhe anëtarët tjerë të familjes. Një rast i tillë ka ndodhur të hënën në një familje në rrugën “Xhemil Fluku” në Prizren, ku një 18-vjeçar dyshohet se ka sulmuar fizikisht motrën e tij të vogël.

Burimet nga Prokuroria bëjnë me dije se rasti është denoncuar nga vet viktima 15-vjeçare, e cila ka njoftuar Policinë për motivin e dhunës nga vëllai i madh dhe si ndodhi rasti në shtëpinë e tyre, raporton Gazeta Sinjali.

I riu po dyshohet se çoi dorë mbi motrën e tij pasi ajo e zbuloi se po përdorte substanca narkotike, çka e shqetësoi atë dhe iu vërsul, duke e sulmuar fizikisht. Denoncimi i vajzës aktivizoi Policinë, që doli më pas në vendin e ngjarjes, ku edhe u arrestua i dyshuari,

Sinjali mëson se gjatë kontrollit policor, zyrtarët policorë i kanë gjetur të dyshuarit një sasi të substancën narkotike, që është sekuestruar, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit prej 48 orësh për posedim të paautorizuar të narkotikëve dhe dhunë në familje, si dhe dorëzimin e kallëzimit penal brenda afatit ligjor.

Next Post

Të Fundit