Novilia Sjafri Bachtiar, shkencëtarja kryesore e testimit të vaksinës kineze, Sinovac në Indonezi, vdiq të mërkurën nga COVID-19.Vdekjet nga koronavirusi po arrijnë në nivele rekord në Indonezi, një nga vendet ku vaksina Sinovac është përdorur më shumë, raporton CNN, transmeton Klankosova.tv.BioFarma nuk iu përgjigj menjëherë një kërkese për koment mbi vdekjen e Novilias, e cila ishte në të pesëdhjetat e saj.
Vdes nga COVID-19 shkencëtarja kryesore e zbulimit të vaksinës Sinovac

Ministri i ndërmarrjeve shtetërore, Erick Thohir publikoi një mesazh në Instagram duke thënë se kjo ishte “humbje e madhe” për kompaninë farmaceutike, BioFarma, e cila merret me prodhimin e vaksinës.Infeksioni dhe vdekjet e punonjësve shëndetësorë në Indonezi që kishin marrë vaksinën Sinovac i kanë shtuar pyetjeve mbi efektivitetin e tij në parandalimin e shtrimit në spital dhe vdekjen.Indonezia të mërkurën raportoi më shumë se 1 mijë vdekje në ditë nga COVID-19 dhe mbi 34 mijë raste të reja.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.




