Vdekja e punëtorit në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Jul 31, 2025
Vdekja e punëtorit në Prizren, arrestohen dy të dyshuar

Të mërkurën një person ka vdekur në vendin e tij të punës, pasi është rrëzuar nga një lartësi.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur mesditën e djeshme në rrugën “Besim Shala” në Prizren, përderisa tashmë janë arrestuar dy të dyshuar.

Siç njofton Policia, të dyshuarit pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Njoftimi i plotë:

Incidentet kriminale

Asgjësim, dëmtim ose heqje e pajisjeve mbrojtëse

Rr. “Besim Shala”, Prizren / 30.07.2025 – 12:45. Raportohet se viktima mashkull kosovar duke punuar është rrëzuar nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime. Lidhur me rastin viktima është dërguar në Spitalin e Prizrenit, ku mjeku ka konstatuar se viktima ka vdekur. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, inspektorët e punës dhe prokurori. Dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arrestuar dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika