Ekipet e Kërkim Shpëtimit në Ujëra të Forcës së Sigurisë së Kosovës ( FSK ), gjatë ditës së djeshme kanë filluar me operacionin e kërkimit për gjetjen e trupit të 50 vjeçarit i cili është parë të hidhet nga “Ura e Fshejt” në Gjakovë.
Vazhdon kërkimi për qytetarin që dyshohet se u hodh nga “Ura e Fshejt”

Kërkimet nga njësit e zhytësve të FSK-së së bashku me ekipet e Policisë kanë ndërprerë operacionin dje në orët e mbrëmjes për shkak të kushteve të vështira për kërkim, për të vazhduar sot që në orët e hershme të mëngjesit. Për shkak të ujit të turbullt dhe të rrëmbyeshëm ky operacion paraqet rrezikshmëri të lartë për personelin e angazhuar.
“Pjesëtarët e FSK -së janë të gatshëm dhe të përgatitur profesionalisht për misione të tilla. Ata janë të përkushtuar dhe në mbështetje të plotë të autoriteteve civile deri në gjetjen e personit”, njofton FSK./FrontOnline/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Pesë kadetë të Kosovës diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë

Arrestohen dy persona në Prizren, konfiskohen barna në vlerë prej 10 mijë eurosh

Miratohet në lexim të parë Projektligji për Inspektoratin Qendror të Bujqësisë

