Policia e Kosovës sot në orët e hershme të mëngjesit ka nisur një operacion kundër mallrave të kontrabanduara.
Aksioni aktualisht është duke u zhvilluar në Zveqan, ku siç raportohet situata është e tensionuar siç ishte më herët edhe në veri të Mitrovicës.
Qytetarët serb kanë bllokuar rrugët në këtë komunë, ndërkaq policia është duke përdorur gaz lotsjellës.
Policia është sulmuar edhe gjatë aksionit në veri të Mitrovicës. /Telegrafi/