Analisti Valon Syla në emisionin Pressing të T7, ka komentuar listën e Vetëvendosjes për deputetë, për të cilën thotë se është e ngjashme me dyqanet “gjithçka një euro”, shkruan Express.
Sipas Sylës, lista e Vetëvendosjes nuk ka ideologji. Aty ka njerëz që përfaqësojnë rryma të ndryshme.
“Vetëvendosje si një çorbë apo kazan i të gjitha ideologjive, ka futur në listë islamist, e rryma të tjera ideologjike si enverist, marksist e leninist”, është shprehur Syla.





