LAJME

Valon Syla: Hashim Thaçi kthehet në prill

Valon Syla: Hashim Thaçi kthehet në prill
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Janar 2021, 06:53

Gazetari Valon Syla ka thënë se Hashim Thaçi do të kthehet në Kosovë në muajin prill.

Këto komente ai i bëri në emisionin Pressing në T7.

“Kam informacione që Hashim Thaçi kthehet në prill”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se në historinë e Kosovës janë vetëm dy figura që do të futen në historinë e vendit.

“Në historinë e Kosovës kanë me u mbajtë Hashim Thaçi dhe Ibrahim Rugova”, ka shtuar ai.

Kujtojmë që ish-presidenti Hashim Thaçi gjendet në Hagë, ku bashkë me Kadri Veselin, Rexhep Selimin e bashkëluftëtarë po gjykohen nga Gjykata Speciale për krime lufte.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika