Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19.
Sveçla tha për EO se është e rëndësishme që të gjithë të vaksinohen në mënyrë që t’i kthehemi normalitetit.
“Është absolutisht e rëndësishme që të gjithë ata të cilët përmbushin kriteret e Ministrisë së Shëndetësisë të vijnë dhe ta marrin vaksinën në mënyrë që t’i evitojmë situatat e komplikuara që i kishim më herët dhe t’i kthehemi normalitetit”.
Ministri Sevçla është vaksinuar me AstraZeneca në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” në Prishtinë.
Sot gjatë ditës dozën e parë të vaksinës AstraZeneca e ka marrë edhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.