LAJME

Vaksinimi nis sot në SHBA, të parët zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë

Vaksinimi nis sot në SHBA, të parët zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë
TV Prizreni
TV Prizreni
14 Dhjetor 2020, 08:07

Është e bërë e ditur se sot SHBA nis zyrtarisht vaksinimin masiv ndaj COVID-19 me prodhimin e Pfizer, transmeton albinfo.ch.

Vlen të theksohet se miratimi nga FDA i hapi rrugë tashmë autoriteteve shëndetësore që të nisin planin e vaksinimit dhe në mos sot, ajo do të fillojë shumë shpejt.

Ndër të parët që do të bëjnë vaksinën janë disa zyrtarë të lartë të administratës Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Tashmë tre milionë dozat e para po shpërndahen në 50 shtetet amerikane pasi dolën me kamionë nga fabrika në Miçigan e e kompanisë prodhuese Pfizer

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika