Gjeneralmajori i Ushtrisë Turke, Özkan Ulutash, është rikthyer në krye të komandës së KFOR-it.
Ulutash rikthehet në komandën e KFOR-it: Prioriteti im është siguria për të gjitha komunitetet

Në fjalën e tij, Ulutash premtoi përkushtim dhe theksoi rëndësinë e vazhdimit të misionit për të siguruar një ambient të sigurt dhe liri lëvizjeje për të gjitha komunitetet në Kosovë.
“KFOR-i ka shërbyer shumë mirë për Kosovën dhe është i gatshëm për çdo sfidë të sigurisë që mund të lindë. Po ashtu, dua të falënderoj KFOR-in për respektin dhe mbështetjen e dhënë ndaj partnerëve dhe komunitetit që shërben. Si pjesë e KFOR-it, prioritetet e mia gjatë këtij misioni kanë qenë gjithmonë të siguroj një mjedis të sigurt dhe të qëndrueshëm dhe të mbroj sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë”, deklaroi ai./KOHA
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Mot me diell dhe vranësira të shpërndara të shtunën, temperaturat deri në 15 gradë

Gjashtë të dënuar certifikohen pas përfundimit të programit rehabilitues në Prizren

Obama kritikon Izraelin: U mori tokën palestinezëve, ka shkuar përtej kufijve të justifikueshëm

