Përmes një komunikate drejtuar mediave, zyra për informim e kryetarit të komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit aktualisht është jashtë funksionit për ta bërë publikimin e lajmeve, njoftimeve, konkurseve, rezultatin e konkurseve si dhe dokumenteve të tjera që Komuna e ka për obligim t’i publikojë.
Sipas njoftimit deri në funksionalizimin e ueb faqes, publikimet do të bëhen përmes rrjetit social Facebook.
Njoftimi i plotë:
Ju njoftojmë se ueb faqja zyrtare e Komunës së Prizrenit aktualisht është jashtë funksionit për ta bërë publikimin e lajmeve, njoftimeve, konkurseve, rezultatin e konkurseve si dhe dokumenteve të tjera që Komuna e ka për obligim t’i publikojë.
Zyrtarët përgjegjës për menaxhimin e ueb faqes, aktualisht nuk kanë mundësi ta bëjnë asnjë publikim!
Mos funksionimi i ueb faqes nuk është problem i nivelit komunal, por problem i nivelit qendror, përkatësisht i MAPL-së.
Deri në funksionalizimin e ueb faqes, publikimet do të bëhen përmes rrjetit social Facebook!