Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka bërë të ditur se sot ka lënë QKUK-në pas përmirësimit të gjendjes së tij shëndetësore pas katër javësh trajtim.
Dugolli ka bërë të ditur se u trajtua nga një infeksion klinik post operativ dhe se trajtimin mjekësor tash e tutje do ta vazhdojë në shtëpi.
“Sot, pas 4 javësh që kur u shtriva në Spital me gjendje të rënduar shëndetësore, po e lë këtë institucion për të vazhduar edhe më tej trajtimin në shtëpi nga një infeksion klinik post operativ që pësova para 1 muaji e gjysmë. Ishte vërtetë një sfidë serioze të cilën e tejkalova, ndonëse me vështirësi”, ka thënë Dugolli.
Tutje, deputeti ka falënderuar të gjithë ata që e vizituan duke filluar nga kryeministri, Albin Kurti.
“I falënderoj gjithashtu të gjithë ata/ato që nuk më lan vetë por u interesuan dhe kujdesën për gjendjen time, por edhe për vizitat që m’i bënë edhe përkundër angazhimeve tejet të mëdha që kishin, që nga kryeparlamentari Konjufca, kryeministri Kurti, ministri Vitia së bashku me Sekretarin Bardiqi, ministri Liburn Aliu, zëvendësministrin Shemsi Syla, Gjenerali Gjerman Drejtor i NALT, Joachim Hoppe, Sekretari i Përgjithshëm e LV-së, deputetë e deputete të Kuvendit, aktivistë e aktiviste, miq e shokë të shumët, por mbi të gjitha familjen timen që ishte në çdo moment pranë meje”, ka shkruar Dugolli në Facebook.