Një vrasje me armë ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 Maji të qytetit të Elbasanit.Burime bëjnë me dije se është vrarë me armë zjarri Pjerin Xhuvani, personazh i njohur në Elbasan, i cili ka qenë dhe drejtues i LSI-së për Elbasanin.Së fundi Xhuvani kishte kaluar me PS-në dhe u akuzua si një nga nxitësit e dhunës që ndodhi ditën e verës në Elbasan, ku pati përplasje mes mbështetësve të forcave politike, pas takimeve në të njëjtin orar të Ramës dhe Bashës.
Tronditet Elbasani, 4 ditë përpara zgjedhjeve vritet me armë Pjerin Xhuvani, ish-kreu i LSI-së

Burime jozyrtare bëjnë me dije se në vendin ku ka ndodhur vrasja janë dëgjuar më shumë se 20 të shtëna.Burimet bënë me dije fillimisht për Faxweb.al se në vendin ku u vra Xhuvani ishte konstatuar një mjet që po shpërndante para, në kuadër të blerjes së votave për 25 Prillin.Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv policie.
/Faxweb/
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Trump njofton se ka arritur “marrëveshjen më të madhe të naftës në historinë botërore” me Venezuelën

Administrata Trump shtrëngon kontrollet, SHBA-ja pezullon të gjitha aplikimet për viza imigruese

Spektakël në qiell më 28 gusht: Eklipsi i thellë i Hënës do të mahnisë Europën

