LAJME

Totaj: Jam i trishtuar me lajmin e vdekjes së futbollistit të ri nga Mitrovica, Erion Kajtazi

Totaj: Jam i trishtuar me lajmin e vdekjes së futbollistit të ri nga Mitrovica, Erion Kajtazi
TV Prizreni
TV Prizreni
4 Dhjetor 2022, 11:06

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, i ka shprehur ngushëllimet e tij klubit Trepça 89, familjes dhe shokëve të futbollistit të ri nga Mitrovica, Erion Kajtazi, i cili humbi jetën dje në ndeshjen kampionale të zhvilluar në Korishë, si pasojë e një sulmi kardiak.

Jam i trishtuar me lajmin e vdekjes së futbollistit të ri nga Mitrovica, Erion Kajtazi.

I ndjeri ka ndërruar jetë dje në ndeshje kampionale të zhvilluar në Korishë-Prizren, pas një sulmi kardiak.

Në cilësinë e kryetarit te Prizrenit, si adhurues i sportit, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, klubit Trepça 89 dhe shokëve të tij.”, ka shkruar kryetari Totaj./TVPrizreni/

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika