- Reklama -

Tolaj: Numri i kufizuar i vaksinave nuk ka ndikim në ecurinë e pandemisë

Kosova vazhdon të jetë një ndër vendet e vetme në rajon që nuk është furnizuar me vaksinat kundër COVID-19.

Për këtë, infektologu Ilir Tolaj ka thënë se Kosova është dashur të fillojë kontaktet mëherët me prodhuesit e vaksinave.

- Reklama -

I ftuar në T7, ai ka thënë se sigurimi i kufizuar i vaksinave, rrjedhimisht sigurimi i vetëm dhjetëra mijërave vaksinave nuk mund të ketë ndikim në ecurinë e pandemisë.

“Është ditur që COVAX është mekanizëm që i ka prioritet vendet më të varfëra se Kosova. Është bërë gabim sepse autoritetet qeveritare të Kosovës është dashur më herët të fillojnë kontaktet me prodhuesit e vaksinave në mënyrë që ta zënë rendin, ose të bëjnë kontakte me vende të fuqishme në mënyrë që të sigurojnë qindra mijëra vaksina. Sigurimi i vaksinave në numër të kufizuar nuk ka ndikim në ecurinë e pandemisë”, ka thënë ai.

Tolaj është shprehur se i ka rekomanduar autoritetet që të mbajnë kontakte edhe me prodhues tjerë të cilët mëherët nuk i kanë pasur të licencuara vaksinat, në mënyrë që vendi të furnizohet mëherët, por që një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Ai ka thënë se sa shpejtë të sigurohen vaksinat, aq më i madh do të jetë impakti në ecurinë e pandemisë.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Prizreni dhe fshatrat përreth nesër me mungesë të energjisë elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Gjendet i vdekur një person në Prizren

Një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e...

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort