Komuna e Prizrenit përkatësisht Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik (DTZHE), ka njoftuar të gjithë bizneset dhe gratë që merren me punë artizanale, që opertojnë në Komunën e Prizrenit, të aplikojnë për shfrytëzimin e shtëpizave nga druri, në të cilat mund të bëjnë shitjen dhe promovimin e produkteve të tyre gjate aktivitetit te Dimrit Kulturor, raporton TV Prizreni.
DTZHE, aktualisht posedon në dispozicion 10 shtëpiza nga druri, dhe në rast se numri i të interesuarve (aplikimeve) tejkalon këtë numër, për përzgjedhja e përfituesve do të bëhet në bazë të shortit që do të tërhiqet, në të cilën 5 shtëpiza të drurit do të ndahen për biznese dhe 5 për gra që merren me punë artizanale.
Pjesëmarrësit në këto shtëpiza te drurit do të jenë ata që mirren me prodhimin e pijeve dhe produkteve ushqimore, si dhe me produkte artizanale.
Kriteret dhe kushtet për aplikimin e grave që merren me punë artizanale janë:
– Certifikimi mbi punën e ushtruar
– Vërtetimin mbi përvojën e punës artizanale – sigurimin e dëshmive.
Kriteret dhe kushtet për pije dhe ushqim
– Listimi i produkteve të cilët posedojnë
– Çertifikatën e biznesit dhe aktet tjera përcjellse.
Për ta konfirmuar pjesëmarrjen tuaj në këtë aktivitet, informatat duhet t’i përcjellni në e- mail adresën e Drejtorisë për Turizëm dhe Zhvillim Ekonomik – [email protected].
Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve: 26.11.2021, thuhet në njoftim/www.tvprizreni.net/
https://kk.rks-gov.net/prizren/wp-content/uploads/sites/26/2021/11/Thirrje_shqip.pdf