LAJME

Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026

Thirret seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit të Prishtinës për mjetet vetjake dhe buxhetin 2026
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Nëntor 2025, 16:12

Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për bartjen e mjeteve vetanake të kryeqytetit dhe për buxhetin e vitit 2026.

Seanca do të mbahet të enjten, më 27 nëntor.

Osman Bllaca nga zyra ligjore e Komunës ka thënë se anëtarët e Kuvendit Komunal janë në fuqi derisa të betohen të rinjtë.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet për asamble të premten e javës që shkoj. Por asamblistët e rinj nuk janë betuar ende. /KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika