Naim TerrnavaKreu i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu i Kosovës Naim Tërnava, ka bërë thirrje për respektim të masave Anti-Covid, në mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.
Tërnava uron besimtarët për muajin e Ramazanit, kërkon respektimin e masave anti-Covid

Tërnava me këtë rast i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman, duke shtuar se ky muaj duhet që të shërbejë si urë lidhëse.
“Qëllimi i agjërimit nuk është vetëm heqja dorë nga ngrënia e pirja, nuk është për qëllim vetëm uria, por qëllimi i agjërimit është individi, familja e shoqëria, njohja e mësimeve e udhëzimeve hyjnore, bërja e njeriut më të përgjegjshëm ndaj jetës në këtë botë, si dhe të ndikojë në formimin e një shoqërie sa më të drejtë, më të përgjegjshme e më të lumtur me nimetet që Krijuesi i ka dhënë në këtë botë”, ka thënë ai
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Sulm me raketa në aeroportin e Riadit, 12 të vrarë dhe mbi 300 të plagosur – SHBA-ja shqyrton mundësinë e ndërhyrjes

Ura që kundërmon – pamje që nuk i ka hije Prizrenit historik

Policia Ushtarake e FSK-së përfundon Kursin për Mbrojtje të Afërt në bashkëpunim me Gjermaninë

