Sot në Shkup mbahet marsh protestues kundër vendimeve të proceseve gjyqësore për të cilat në opinion ekzistojnë dyshime se janë të montuara. Protesta është me iniciativë të familjarëve, ashtu siç edhe njoftuan familjarët e rasteve “Monstra” dhe “Almir Aliut“, njofton Portalb.mk.
14.10 – U tensionua situata, protestuesit u përleshen me policinë. Organizatori për këtë shkak e shpalli protestën e mbyllur. Megjithatë, protestuesti nuk janë larguar. Situata mbetet e tensionuar.
Bedri Ajdari nga Këshilli organizues e lexoi mesazhin e protestës ku thotë se rasti “Monstra” është i montuar dhe se shqiptarët në RMV dënohen padrejtësisht. Ai lexoi kërkesat e protestuesve.





