Home PRIZRENI ME RAJON Të veçantat që e ngërthejn qytetin muze të Prizrenit

Të veçantat që e ngërthejn qytetin muze të Prizrenit

0
Të veçantat që e ngërthejn qytetin muze të Prizrenit

Harmonia fetare, arkitektura, artizanatet, mikpritja, doket dhe zakonet, historia, urat, festivalet, ushqimi dhe pija janë vetëm disa nga të veçantat që e ngërthejn qytetin muze të Prizrenit.

Në një hapësirë të vogël e në harmoni të pashoqe, bashkëjetojnë të gjitha monumentet religjioze. Në Prizren ndër shekuj ruhet dashamirësia dhe toleranca etnike e fetare që e dëshmon dhe kjo trashëgimi kulturore e prirur nga harmonia fetare.

Arkitektura e qytetit të vjetër të Prizrenit, i cilësuar së voni si një ndër qytetet më të bukura të botës është njëra prej më të veçantave si gërshetim i modernës dhe të vjetrës. Këtë e dëshmon dhe Xhamia e Sinan Pashës e cila ka një arkitekturë tipike ku brendia e saj shquhet me ornamente të pasura orientale, e ndërtuar në periudhën e Perandorisë Osmane.

Shumë familje nga ky qytet i kanë qëndruar besnik kultivimit të artizanateve të ndryshme, gjë kjo e cila e bënë dhe më unike kulturën që mbizotëron në Prizren. Ndër shumë prej tyre si më të njohurat janë lëkurëpunuesi, poçari, briskaxhinjët, qeleshpunuesit etj. Kurse, nga numri i madh i zejeve që i kanë mbijetuar kohës është zeja e filigranit, i cili që nga mesjeta ka qenë i përhapur në gjithë Mesdheun.

“Ai që njëherë e pi ujin e Shatërvanit medoemos do të vijë sërish në Prizren”, me këtë shprehje prizrenasit e shprehin të gjithë mikpritjen që i ka karakterizuar tash e sa vite më parë.

Në rrjedhën e traditave shqiptare që Prizreni ka ruajtur ndër vite janë dhe doket e zakonet nga regjionet e tij. Regjionet e Hasit, Podrimës, Vërrinit dhe Zhupës me veshjet dhe dasmat janë atraksionet më të veçanta kulturore. Kostumografia shumë e pasur është e shprehur me të gjitha llojet e mundshme të ngjyrave. Përgatitja e nuseve një traditë shekullore e malësorëve të Sharrit shpreh shpirtin e artistit popullore. E festivalet folklorike janë arena më e mirë e shfaqjes së këtyre margaritarëve të traditës popullore të rrethinës së Prizrenit.

Shumë ngjarje në Prizren lanë gjurmë të pashlyeshme në histori. Patriotët shqiptarë u mbldhën për të krijuar autonominë e vet ndaj Perandorisë Osmane. Themelet e vetëdijes kombëtare shqiptare zunë fill në vitin 1878, pikërisht në hapësirat e Kompleksit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, që sot veçse vizitohet nga trevat etnike, diaspora dhe mysafirët nga vende të ndryshme të botës.

Mbi lumin e Prizrenit ka shumë ura të ndërtuara që në botë njihen tani e 22 shekuj. Në veçanti, Ura e Gurit e cila është e ndërtuar kah fundi i shekullit XV dhe i përket periudhës Osmane.

Festivalet tradicionale shumëvjeçare si ai i këngës qytetare “Zambaku i Prizrenit”, festivali i folklorit tradicional “Hasi Jehon”, festivali i filmit të shkurtër dhe dokumentar “Dokufest”, festivali i skulpturës nga akulli “Skulpfest, festivali i lëshimit me goma në Lumbardh “40 Bunarët”, ai i muzikës moderne “Ngomfest” etj.

Ngrohtësia e pritjes së prizrenasve për çdo vizitor është e ëmbël, e që kësaj i japin një shije të veçantë boza, limonada, e ëmbëlsirat që vazhdojnë të punohen në mënyrë tradicionale me “sekrete” të vogla që ruhen nga brezi në brez. Fushat dhe malet e Prizrenit ofrojnë produkte të shumta për banorët dhe vizitorët e Prizrenit. Nga domatja, qepa, patëllxhani, speci prej të cilave gatuhet tava e Prizrenit që vazhdon të shtrohet në sofra e tavolina edhe sot. Ushqimi dhe pijet në Prizren janë me shije të veçantë që si rrjedhojë kjo shije mbizotëron në gjithë qytetin.

File:Tava e Prizrenit, Tavë me bamje.JPG - Wikimedia Commons

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here