Vendi është në fushatë zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit dhe Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes ekipeve mobile do tu mundësojë qytetarëve të Kosovës të cilët janë të infektuar me COVID-19, që të votojnë në ditën e zgjedhjeve.Përmes një videoje të publikuar në Facebook, KQZ-ja ka shpjeguar procedurën që duhet të ndjekin të infektuarit të cilët shprehin vullnetin që të votojnë.
Të infektuarit me koronavirus do kenë mundësi të votojnë përmes ekipeve mobile të KQZ

Në videon e KQZ-së tregohet se personat e vetizoluar nuk ka nevojë të regjistrohen pasi që KQZ do shkojë vet tek ta për tu mundësuar votimin.
Përveç se duhet të respektohen masat antiCOVID, duhet që gjatë votimit të ruhet edhe fshehtësia e votës, për çka KQZ-ja këtyre votuesve do tu ofrojë një zarf në të cilin këta votues duhet ta vendosin fletëvotimin.Për çdo informacion shtesë, mund të kontaktoni linjën ndihmëse pa pagesë: 0800 55 555.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Raportohet se Irani do të hapë Ngushticën e Hormuzit 30 ditë pasi të arrihet marrëveshja e paqes

SHBA kryen sulme të reja ndaj Iranit, godet sistemet raketore e anijet

Supremja mohon vonesat në trajtimin e ankesave për paraburgim

