LAJME

Tarkan Kosova, i vetmi refer kosovar që po ndanë drejtësinë në turnirin për femra në Turqi

Tarkan Kosova, i vetmi refer kosovar që po ndanë drejtësinë  në turnirin për femra në Turqi
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2024, 09:42

Referi nga Prizreni, Tarkan Kosova, aktualisht ndodhet në Antalya të Turqisë, ku është duke u mbajtur turniri i tenisteve nga kategoria WTA 125K.

Pozitën e referit në vija siç njihet në zhargonin e sportit të tenisit në këtë turnir, është duke e ushtruar me mjaft autoritet, Tarkan Kosova, i vetmi ndarës i drejtësisë në këtë turnir nga vendi ynë.

Ndryshe, turniri po mbahet në kompleksin e fushave të tenisit në kuadër te hoteleve Megasaray – Belek, Antalya.

Ditën e djeshme dhe pardje janë zhvilluar meçet kualifikuese, ndërsa sot po zhvillohen takimet e para në këtë garë ndërkombëtare të tenisit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika