LAJME

Tahiri i kërkon takim Deharit për vazhdimin e seancës konstituive

Tahiri i kërkon takim Deharit për vazhdimin e seancës konstituive
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Gusht 2026, 10:31

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, i ka kërkuar sot takim kryesuesit të seancës konstituive, Avni Dehari, për përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës së Kuvendit. 

Tahiri ka thënë se në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe afatit 48-orësh, seanca duhet të mbahet të premten (nesër). 

“Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30, në ambientet e Kuvendit, duke theksuar se kjo bëhet në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare.

“Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka deklaruar Tahiri.

Pas takimit, Tahiri ka njoftuar se do t’u drejtohen mediave në hollin e Kuvendit.

PDK-ja e Aleanca vazhdimisht po i bëjnë thirrje Deharit që të caktojë vazhdimin e seancës konstituive çdo 48 orë. Megjithatë, nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se seanca nuk do të thirret pa një marrëveshje mes partive.

May be an image of ticket stub and text that says 'Grupi AAK From: Sent: GrupiAAK AAK Thursday, August1 Subject: 2026 11:21 AM K: takim lidhur nderuar Kryesues Seancës Konstituive, Podvorica; besniktahiri@gmail.com pergatitjen seances konstituive çdo 48 ore! e mbështetje Rregullores detyrimin mbajtjen drejtohemi seancăs radhës. Dehari, Punës Kuvendit Republikës Kosoves, cila konstituive brenda afatit përcaktuar prej orësh, qellim koordinimit përgatitjes sẽ nέ perputhje e dispozitat Rregullores Punës sẽ Kuvendit, duhet gellim, Ae takimi Republikës Kosovës, ne cilindo vend zhvillohet deri vlerësoni paraprakisht konfirmimit orên 13:30, ambientet përshtatshëm. Me respekt. Kuvendit mirëkuptimin dhe bashkëpunimin, dhe mbetem ne prițje té takimit. Deputet Kuvendit Republikës ទង៉់ Kosoves'

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika