- Reklama -

“Sulmet e vazhdueshme në veri, politikë kërcënuese e Vuçiqit”

Hedhja e granatës së dorës në lagjen e boshnjakëve në veri të Mitrovicës gjatë ditës së djeshme, po konsiderohet si akt hakmarrës me motive kriminale.

Nga instituti Octopus vlerësojnë se ky sulm ka ardhur si shkas i arrestimit të serbëve për krime lufte me datën 20 shtator, por që sipas tyre kjo është edhe strategji që Vuçiq e përdor kundër Kosovës.

- Reklama -

Përveç këtij sulmi, gjatë ditës së djeshme është raportuar edhe për tre shpërthime të tjera me granata dore në fshatin Ranilluk, të cilat kanë shkaktuar dëme materiale.

Hulumtuesja e lartë nga instituti Octopus, Arta HaxhiXhemjali për KosovaPress tha se pas çdo akti të tillë që ka për qëllim destabilizimin e situatës në veri, qëndrojnë organizata të shpallura terroriste.

“Akti që ka ndodhur, hedhja e granatës në lagjen e boshnjakëve është akt hakmarrje, me motive kriminale që ka ardhur si shkas i arrestimit të serbëve. Mirëpo në anën tjetër, kjo është edhe lloj i politikës që Vuçiqi e përdor kundër Kosovës, por edhe kundër krimeve të kryera në Kosovë nga ana e Serbisë… Pas çdo akti të tillë që ka për qëllim destabilizimin e situatës në Veri janë organizata terroriste të shpallura, por që janë nën politikën e Vuçiqit për qëllim të implementimit të atyre politikave të kërcënimit, agresionit. Po ashtu, edhe frikësimit siç po e shohim edhe rastet që po ndodhin”, tha Haxhixhemjali.

Tutje, Haxhixhemjali potencoi se sulmet e tilla janë gjithmonë serioze, derisa shtoi se qëllimi i tyre është tensionimi dhe nxitja e konflikteve.

“Sulme të tilla gjithmonë kanë seriozitet të lartë, për arsye sepse duhet të analizohen dhe të merren masa që të parandalohen. Për arsye se qëllimi i tyre shpie tek tensionimi dhe nxitja e konflikteve, po ashtu edhe politikat të Rusisë dhe të Serbisë që kanë për qëllim nxitjen e konflikteve ndikojnë në situata të tilla. Vlen të ceket se masat që ndërmarrën në parandalimin e këtyre situatave, por edhe kuptimi sa më i mirë i atyre politikave që paraqesin një realitet të ndryshëm sesa që është realiteti në veriun e Kosovës, siç është rasti propaganda e Rusisë edhe e Serbisë ndaj autoriteteve të Kosovës, por edhe rasteve të tjera”, shtoi ajo.

Ndërkaq, hulumtuesja e lartë Arta Haxhixhemjali u shpreh se ndërkombëtarët duhet t’i rishikojnë masat dhe të angazhohen në identifikimin e bandave që po shkaktojnë sulme dhe kërcënime të tilla.

“Situata në veri sa i përket anës së ndërkombëtarëve të gjithë janë të vetëdijshëm se çfarë është duke ndodhur, por politikat e shteteve si të Serbisë dhe të Rusisë, që është duke u përdorur jo vetëm në Ballkan por edhe në vendet e tjera, duhet të rishikohen dhe të merren masa. Gjithashtu, duhet të ketë një tentativë për parandalim duke i identifikuar bandat siç janë organizatat terroriste për të parandaluar këso lloj të kërcënimeve që kanë qëllimin për përshkallëzim të situatës”, potencoi Haxhixhemajli për KosovaPress.

Lidhur me rastin e djeshëm, të hedhjes së granatës në veri të Mitrovicës ka reaguar edhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i cili pretendoi se ky sulm ishte shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte. Ai shtoi se krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë do të ndiqen deri në fund ndërsa hedhja e granatës ushtarake të dorës nga grupet kriminale nuk mund të zmbrapsë drejtësinë.

Ndaj këtyre sulmeve ka reaguar mbrëmë edhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës, Jeff Hovenier, i cili ka është shprehur i tronditur për siç thekson ai “mjetet shpërthyese në shumë pjesë të Kosovës”.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort