LAJME

Suhejb Berisha, djali i ish kapitenit të mirënjohur, Ismajl Berisha, debutoi me gol për Lirinë        

Suhejb Berisha, djali i ish kapitenit të mirënjohur, Ismajl Berisha, debutoi me gol për Lirinë        
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Maj 2024, 18:42

Skuadra e Lirisë së Prizrenit, sot është përshëndetur nga Superliga e Kosovës në futboll, duke u mposhtur nga Llapi me rezultat të thellë 1:5.

Të vetmin gol për prizrenasit, e shënoi 21 vjeçari, Suhejb Berisha, në debutimin e tij me fanelën bardhë e zi. Suhejbi, është një lojtar tejet premtues dhe pjesë e një gjenerate të shkëlqyer të rinjsh të Lirisë, të cilët i udhëheq trajneri i ri dhe gjithashtu mjaft premtues, Robert Gjeraj.

Ndryshe, Suhejbi, është djali i ish kapitenit të mirënjohur të klubit prizrenas, Ismajl Berisha.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika