Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka njoftuar për një grant të fituar nga kjo komunë si shkak i përformancës së mirë komunale gjatë vitit 2020.
Shuma e këtij granti është në vlerën prej 519,507 euro me ç’rast kryetari, Bali Muharremaj ka theksuar se këto mjete do të dedikohen në investime kapitale për qytetarët e kësaj komune.





