Spanja në finalen, Franca mposhtet në gjysmëfinale

LAJME|VENDIMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|9 Korrik 2024
Spanja në finalen, Franca mposhtet në gjysmëfinale

Spanja është zyrtarisht finalisti i parë i Kampionatit Europian, Gjermani 2024, ndërsa mposhti Francën në gjysmëfinale me rezultatin 2-1.

Spanjollët diktuan ritmin e kësaj përballje si dhe dhuruan spektakël në “Allianz Arena”.

Megjithatë, sfida u zhbllokua në minutën e nëntë, me Kolo-Muani që gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Mbappe.

Spanja nga ana tjetër e gjeti shpejt barazimin, me Yamal që realizoi një gol spektakolar dhe njëkohësisht theu rekordin e Pele, duke u bërë lojtari më i vogël në moshë, 16 vjeç e 362 ditë, që shënon në Europian.

- Reklama -

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika