Home LAJME Sot më ndryshe, qytetarët respektojnë më tepër organizimin e vaksinimit në Prizren

Sot më ndryshe, qytetarët respektojnë më tepër organizimin e vaksinimit në Prizren

0
Sot më ndryshe, qytetarët respektojnë më tepër organizimin e vaksinimit në Prizren

Ditëve të fundit janë krijuar tollovi para hyrjes dhe brenda objektit të Qendrës Sportive nga qytetarët prizrenas, për vaksinim të tyre. Por, sot gjendja duket më normale sipas drejtorit të QKMF, Xhevat Elezkurtaj, i cili dhe ka bërë një postim në facebook.

Postimi i plotë:

Sot më ndryshe. Njerëzit presin ulur për t’u vaksinuar.

Edhe ditëve tjera kanë qenë këto karrige por njerëzit pa pas nevojë qëndronin në këmbë, duke na krijuar tollovi.Kjo foto ësht bërë në orën 8 të ditës së sotme, dhe nuk ka gjasa që 500 persona me pasë termin në këtë kohë.Ju lutem ejani dhe vaksinohuni por respektoni terminin dhe mos ja merrni dikujt kohën për termin.

Ne vaksinojmë diku rreth 2200 persona në ditë dhe deri më tani kemi vaksinuar rrethë 35000 persona,për çka jemi të parët në Kosovë.

Ky numër i madhë i të interesuarve për t’u vaksinuar tregon seriozitetin që ka shendeti për ju dhe besimin që keni në shërbimin tonë të vaksinimit.

Nga 35000 të vaksinuar nuk kemi pasë asnjë komplikim serioz.Edhe nëse ndonjëherë nuk na shkon puna si duhet, ju lutem na ndihmoni ta kapërcejmë së bashku këtë vështirësi. Nu ka problem, na fotografoni dhe shani por ju garantojmë se ne nuk bëjmë politikë por jemi me ju edhe kur sëmureni edhe kur merrni oksigjen edhe kur festoni nëpër dasma dhe kur ktheheni prej detit.

Na jemi me ju sepse jeni fëmijët ,prindërit dhe baballarët tonë.
Virusi na ka në dorë aq sa ne e lejojmë vetë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here