Komiteti për vaksinim kundër COVID-19 njofton se nga sot për disa ditë me radhë, në Prishtinë dhe në të gjitha komunat tjera si Prizreni, Gjilani, Ferizaj etj, do të fillojë vaksinimi i personave të moshës 75-79 vjeç me sëmundje kronike, sipas listës së diagnozave të pacientëve me sëmundje kronike, të dëshmuar me raport mjekësor me rastin e paraqitjes për vaksinim.
Sot fillon vaksinimi anti-COVID-19 për personat nga 75-79 me sëmundje kronike në Prizren

MSH njofton se numri i personave që do të vaksinohen nga kategoria e të prekurve nga sëmundjet kronike brenda grup-moshës 75-79 varet nga numri i dozave të vaksinës kundër COVID-19 në dispozicion.
Ndryshe, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 po vazhdon me vaksinimin edhe të pacientëve të hemodializës, për ata të komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse për të tjerët, në njësitë e vaksinimit të QKMF-ve, në komunat përkatëse ku ata banojnë.
Gjithashtu, krahas vaksinimit të pacientëve të hemodializës, gjatë kësaj kohe procesi i vaksinimit është i hapur edhe më tej për profesionistët shëndetësor si dhe për personat mbi moshën 80 vjeçare.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Rafuna viziton ABI Progres në Krushë të Vogël, vlerëson kontributin e kompanisë në ekonomi dhe eksporte

Iu caktohet nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për “Fajde” dhe “Detyrim” në Prizren

Sot, Dita e Verëzave (Dita e Verës) në Zhur

