Sot në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të zgjedhjeve lokale për kryetarë të 21 komunave.
Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Valmir Elezi.
“Sot (18 nëntor, ora 16:00) në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve do të fillojë numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta, të cilat u takojnë raundit të dytë të Zgjedhjeve për Kryetarë të 21 Komunave që u mbajt më 14 nëntor”, u shpreh ai.