RAJONI DHE BOTA

S’ka arsye për t’u shqetësuar për përdorimin e AstraZeneca edhe te të moshuarit, thotë profesori i Oxfordit

S’ka arsye për t’u shqetësuar për përdorimin e AstraZeneca edhe te të moshuarit, thotë profesori i Oxfordit
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Janar 2021, 10:24

Disa vende të Bashkimit Europian janë të shqetësuara për dhënien e vaksinës së AstraZeneca së COVID-19 personave mbi moshën 65 vjeç.

Por, profesori i Oxfordit Andrew Pollard ka thënë se s’ka arsye për t’u shqetësuar në përdorimin e saj edhe për këtë kategori, njofton Klan Kosova.

Ai ka theksuar se “ajo mund të përdoret për të gjitha moshat”, por shtoi se “ne duhet të respektojmë se si shtetet anëtare të BE-së vendosin ta përdorin vaksinës”.

Prof Pollard ka thënë se kanë të dhëna që tregojnë se ajo është e mirë në imunizim edhe për të moshuarit”.

Ai po ashtu ka shtuar se janë duke u bërë ende prova në Mbretëri të Bashkuar dhe Brazil, kështu që “do të ketë edhe më shumë të dhëna”.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika