Bashkëatdhetarët, Avdi Mahmuti dhe Florent Ademaj si dhe Leonard Gela nga Vushtrria, dhurojnë paratë e nevojshme për trajtimin e vogëlushit të sëmurë, Benjamin Beqiri
Pak orë pas publikimit të lajmit se familja Beqiri i cili jeton tek familja e nënës ka nevojë për ndihmë financiare për shërimin e Benjaminit të vogël, dy bashkëtdhetarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicer, Avdiu dhe Florenti, kanë telefonuar në redaksinë tonë për t’i dalë në ndihmë familjes Beqiri me mjete financiare.
Ndërkaq, nëna e Benjaminit të vogël, Besirja, na ka njoftuar se edhe bëmirësi nga Vushtrria, Leonard Gela, i ka dërguar familjes së saj 2150 euro për sigurimin e njërës prej gjilpërave për vogëlushin e sëmurë.
“Pas trajtimit që iu bë Benjaminit në spitalin Memorial ne Turqi, analiza i rezultoi jo aq mirë dhe u kërkua që të vazhdojë terapinë me gjilpëra. Fal Zotit së pari e pastaj bamirësve, Leonard Gela nga Vushtrria, iu sigurua gjilpëra e parë në vlerë prej 2150€, ndërkaq pastaj u lajmëruan përmes TV Prizreni, Avdi Mahmuti dhe Florent Ademaj, ku ia siguruan dhe gjilpërën e dytë po në të njëjtën shumë të të hollave!… Në rastin e Benjaminit u lajmëruan bamirës nga vende të ndryshme, andaj atë ju e ndihmuat nga pasuria juaj, ndërsa i lumi Zot ju shtofte bereqetin dhe ju dhashte te mirat e tij! Falemnderit të gjithëve. Zoti ju bekoftë me të mirat e tij” na ka shkruar zonja Besire.
Bashkëatdhetarët, Avdiu dhe Florenti, kanë premtuar se do të mbështesin financiarisht këtë familje deri në shërimin e plotë të Benjaminit të vogël, i cili vuan nga një sëmundje e alergjisë në lëkurë, duke siguruar mjete të nevojshme edhe për dy gjilpëra të tjera që në vlerë totale janë 6450 euro me tri gjilpëra dhe disa shpenzime të tjera.
Ndryshe, bashkëatdhetarët që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, Florent Ademaj nga fshati Murademë i Prizrenit dhe Avdi Mahmuti nga Reçaku i Shtimes, kanë ndihmuar me mijëra euro edhe një vogëlushe nga fshati Krajk, pas apelit për ndihmë nga familja e saj./tvprizreni.net/