VENDI

“Shteti, shtet”, ish-deputeti i Vetëvendosjes ka një mesazh për LDK-në

“Shteti, shtet”, ish-deputeti i Vetëvendosjes ka një mesazh për LDK-në
TV Prizreni
TV Prizreni
25 Janar 2021, 07:07

Ish-deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha i ka reaguar Lidhjes Demokratike të Kosovës pasi që kanë bërë të ditur sloganin e zgjedhjeve.

Basha në një shkrim në Facebook, ka thënë se shteti është shtet, kur nuk shet tokë dhe vë reciprocitet.

“Shteti është shtet …kur nuk shet tokë dhe vë reciprocitet”, ka thënë ai.

Ndryshe, dje LDK-ja, saktësisht kandidati i këtij subjekti për kryeministër, Avdullah Hoti ka bërë të ditur sloganin e zgjedhjeve.

Ky slogan është “Shteti, shtet”

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika