Shtëpia e Bardhë merr ngjyrat e flamurit të Izraelit

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Oct 10, 2023
Shtëpia e Bardhë merr ngjyrat e flamurit të Izraelit

Shtëpia e Bardhë u ndriçua të hënën mbrëma me ngjyrat kaltër e bardhë të flamurit të Izraelit, në shenjë solidariteti me këtë shtet.

Të paktën 11 shtetas amerikanë janë konfirmuar të vdekur si pasojë e sulmeve befasuese të Hamasit, ka thënë presidenti Joe Biden, sipas të cilit, besohet se ka edhe tjerë që janë duke u mbajtur peng nga militantët.

“Zemra ime është me secilën familje që pësoi nga ngjarjet e tmerrshme të ditëve të kaluara”, tha ai në një deklaratë.

Biden shtoi se State Departmenti po u ofron ndihmë për t’u larguar qytetarëve amerikanë që aktualisht janë në Izrael e të cilët duan ta bëjnë një gjë të tillë.

Po ashtu, ai tha se zyrtarët federal të sundimit të ligjit janë duke monitoruar për së afërmi kërcënimet e mundshme brenda vendit, që mund të jenë të shtyra nga sulmet në Izrael.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika