LAJME

Shqiptari nga Kina: Vuhan, qyteti më i sigurt nga pandemia

Shqiptari nga Kina: Vuhan, qyteti më i sigurt nga pandemia
TV Prizreni
TV Prizreni
13 Janar 2021, 09:13

Gazetari shqiptar, Edison Myrteza, jeton në Pekin tashmë prej shumë vjetësh, përcjell albinfo.ch.

Në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Kina, ai rrëfen për situatën dhe procesin e vaksinimit në vendin ku dhe nisi pandemia.

“Në Vuhan për momentin nuk ka asnjë shqetësim, është një qytet shumë i sigurt, jeta vazhdon normalisht dhe duket sikur çdo gjë është hedhur pas krahëve.

Ndërsa e gjithë Kina është prekur pak nga vala e dytë e pandemisë, nuk mund të themi që ka një shpërthim pasi rastet e të infektuarve janë me të pakta se viti i kaluar. Vaksinimi ka nisur zyrtarisht ditën e djeshme dhe dozat e para të do t’u jepen personave që janë në vijën e parë të rrezikut”, tregon z. Myrteza nga Kina.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika