Vijon fushata e vaksinimit masiv në vendin tonë. Këtë të diele janë vaksinuar 8,065 persona. Nga nisja e procesit të vaksinimit më 11 janar në total janë kryer 332,905 vaksinime.
Shqipëria ka vaksinuar 332 mijë e 905 persona në total

Shifrat i ka bërë me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në rrjete sociale.
Sakaq, në vendin tonë është ulur ndjeshëm numri i viktimave dhe rasteve të reja me COVID-19. Autoritetet shëndetësore njoftuan se në 24 orët e fundit në vendin tonë humbën jetën 2 persona nga COVID-19, ndërsa janë raportuar 138 raste të reja me COVID nga 2480 teste të kryera.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Gushti i 2026-s, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në nivel global

Çmimi i naftës në SHBA arrin rekord

Trump njofton se ka arritur “marrëveshjen më të madhe të naftës në historinë botërore” me Venezuelën

