Një person është arrestuar të premten në Pejë, pasi dy ditë më herët dyshohet se kishte shkruar me sprej në një muri në fshatin Gorozhdec, fjalët “UÇK-Kosovo”.
Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, njësiti i hetuesisë në Pejë ka arritur të identifikojë dhe të shoqëronte në polici personin L.M. (1988).





