Shtatë persona kanë mbetur të lënduar nga aksidenti i sotëm në Dollc të Klinës.Kështu ka bërë të ditur për Gazeta Blic, Fadil Gashi.
Ai ka thënë katër nga të lënduarit kanë marrë lëndime më të rënda dhe po trajtohen në Spitalin e Pejës, teksa tre të tjerët trajtimin mjekësor po e marrin në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë.
Shkon në shtatë numri i të lënduarve nga aksidenti në Klinë, katër në gjendje të rëndë

“Si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë marrë lëndime trupore. Katër nga ta kanë lëndime më të rënda dhe janë dërguar në Emergjencën e Spitalit Rajonal të Pejës, ndërkaq tre të tjerët me lëndime më të lehta janë dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Klinë. Sot rreth orës 12:19 Policia është njoftuar për një aksident në fshatin Dollc. Në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, një kombi dhe një veturë. Si pasojë e aksidentit, automjetet janë përfshirë nga zjarri”, ka thënë Gashi.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

IPK arreston një zyrtar policor dhe rekomandon suspendimin e tij dhe të katër zyrtarëve të tjerë

Osmani: Kosova vazhdon përkushtimin për rrugën drejt BE-së

Rasti i 5-vjeçarit, Ministria për Familje kërkon hetim institucional

