RAJONI DHE BOTA

Shkon në 1 milion numri i të vaksinuarve në Shqipëri, gati 800 mijë më shumë se Kosova

Shkon në 1 milion numri i të vaksinuarve në Shqipëri, gati 800 mijë më shumë se Kosova
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Korrik 2021, 05:21

Shqipëria po i jep leksion vendeve të rajonit në procesin e vaksinimit kundër koronavirusit.

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka njoftuar se deri tani në Shqipëri janë vaksinuar gjithsej 1 milion persona.

Ky numër është për gati 800 mijë më i madh krahasuar me Kosovën, ku deri tani janë vaksinuar pak mbi 219 mijë qytetarë.

Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit, Shqipëria ka shkuar me një tempo të shpejtë të imunizimit të popullatës, teksa vaksina i kishte ofruar edhe Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika