- Reklama -

Shkëlzen Maliqi: Dy arsyet kryesore që do ta rikthenin Vjosa Osmanin në LDK!

Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LVV-së, Haki Abazi deklaroi gjatë ditës së djeshme se Lëvizja Vetëvendosje mund të bëjë koalicion me LDK-në, nëse të njëjtit bëjnë Vjosa Osmanin kryetare të partisë.Por sa gjasa ka të ndodhë një rikthim i Vjosa Osmanit në LDK?Publicisti, Shkëlzen Maliqi, në një prononcim për “Gazeta Blic” tha se diçka e tillë edhe mund të ndodhë por se një rikthim Osmani nuk do ta bënte pa qenë lidere e partisë.

“Sigurisht se mund të ndodh, kthimi i Vjosa Osmanit në LDK, por ajo nuk do të pranonte ta bënte këtë pa qenë vetë liderë e LDK-së. Por a do ta pranonte këtë LDK-ja, pasi pritet që partia ta zgjedh udhëheqësinë e e re dhe aty do të janë njerëz që kanë ambicje personale, nuk do ti dorëzohen lehtë ‘komandës’ se Osmanit.

- Reklama -

Nga ana tjetër duhet të priten zhvillimet mes Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, a do të realizohet marrëveshja që Kurti të jetë kryeministër e Osmani Presidente, nese po atëherë s’ka kuptim kthimi i Osmanit në LDK për pesë vitet e ardhshme”Por Maliqi thekson se ndryshe do të jetë nëse dështon zgjedhja e Osmanit për Presidente dhe shfaqen dallime ideologjike me Albin Kurtin.
Maliqi potencon se në një rast të tillë, Osmani, do të formonte grupin e saj parlamentar dhe pastaj të bashkëpunonte me LDK-në e reformuar.

“Ndryshe do të jetë nëse dështon zgjedhja e Osmanit për presidente dhe shfaqen dallimet ideologjike me Kurtin, si dhe mospajtimet e mundshme rreth dialogut me Serbinë si dhe presionet e SHBA-ve dhe BE-së rreth marrëveshjes me Serbinë. Supozohet se Osmani është me e afërt me SHBA ndërsa Kurti sikur ende i ka ato frikërat nga nënshtrimi skenarëve të Shtëpisë së Bardh딓Në atë rast Osmani mund të krijojë grupin e saj parlamentar si bërthamë e LDK të re, dhe pastaj të kërkojë formulën e bashkëpunimit me LDK-në e reformuar. Por edhe ky mund të jetë proces me i gjatë me të panjohura . Por ajo çka pamë në ditën e Shën-Valentin dhe një ditë pas është se Kurti dhe Vjosa po paraqiten bashkë, kurse ambasadori amerikan i takon ndaras. Kjo mund të jetë domethënëse” deklaroi Maliqi për Gazeta Blic.Bashkimi i ‘forcave’ mes Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtit në zgjedhjet e 14 shkurtit i siguroi Lëvizjes Vetëvendosje një fitore të jashtëzakonshme ndërsa LDK-së një humbje të thellë, shkruan Gazeta Blic.Pas kësaj humbjeje kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, dha dorëheqjen dhe i hapi rrugë zgjedhjeve të reja brenda partisë. /Gazeta Blic/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort