Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Shefi i NATO-s flet me Kurtin e Vuçiqin, u bën thirrje të përmbahen nga veprimet e njëanshme

Stoltenberg në një postim në Twitter ka treguar se u ka bërë thirrje Kurtit e Vuçiqit që të përmbahen nga veprimet e njëanshme që do të mund të shkaktonin përshkallëzim.
“Kam biseduar me Aleksandar Vuçiqin dhe Albin Kurtitn për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. U kam bërë thirrje të dyve që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm që mund të nxisë përshkallëzim. Dialogu është mënyra e vetme para. NATO_KFOR-i mbetet vigjilentë”, ka shkruar Stoltenberg në Twitter.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Lëvizja Vetëvendosje mbajti tubim me gra dhe vajza të shtunën pasdite në Prizren

Sivjet kurbani deri në 400 euro

Apel për ndihmë: Safet Krasniqi nga Nasheci i Prizrenit ka nevojë urgjente për operim

