PRIZRENI ME RAJON

Shbz “ ESNAF” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me projekte të reja me GIZ-in dhe ITP-në Prizren

Shbz “ ESNAF” nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me projekte të reja me GIZ-in dhe ITP-në Prizren
TV Prizreni
TV Prizreni
5 Dhjetor 2022, 09:13

Në një njoftim të publikuar nga kryetari i shoqatës “ ESNAF” , Varis Xhejlani thuhet se është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi ndërmjet Shoqatës ESNAF dhe GIZ për projektin “Rritja e kapaciteteve konkurruese në mesin e 10 kompanive mikro dhe të vogla nga rrethi i Prizrenit përmes dixhitalizimit të proceseve të biznesit”.

Në kuadër të projektit, i cili do të zgjasë për 14 muaj, 10 kompani do të marrin mbështetje granti deri në 5000€ në fushën e dixhitalizimit.
Projekti do të realizohet së bashku me GIZ/ITP.

Përderisa dëshirojmë që projekti të jetë i dobishëm si për institucionet ashtu edhe për Prizrenin, ju njoftojmë se informatat lidhur me procesin e aplikimit dhe të gjitha detajet do të bëhen në ditët në vijim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika