Shtetet e Bashkuara kanë paraqitur një propozim të ri për paqe në Ukrainë, i cili synon t’i japë fund konfliktit mes Kievit dhe Moskës. Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Tammy Bruce, bëri të ditur se “korniza për paqe të qëndrueshme” i është prezantuar zyrtarisht Ukrainës, Rusisë dhe vendeve evropiane, raporton Gazeta Sinjali.
Paralelisht, zëvendëskryeministrja e Ukrainës dhe ministrja e Ekonomisë, Yulia Sviridenko, raportoi për nënshkrimin e një memorandumi SHBA–Ukrainë për një marrëveshje mbi mineralet, e cila pritet të përmbyllet së shpejti. Zyrtarët amerikanë e kanë konsideruar këtë marrëveshje si thelbësore për ecurinë e bisedimeve të paqes.
“Presidenti i SHBA-së Donald Trump dëshiron t’i japë fund kësaj lufte dhe tani ka vendosur një kornizë për një paqe të qëndrueshme për të gjitha palët”, deklaroi Bruce.





