Shtetasit amerikanë do të aksesojnë së shpejti vaksinën e dytë antiCovid-19.Vaksina e kompanisë Moderna do të jenë vaksina e dytë që merr një miratim për përdorim kundër virusit pandemik.Lajmi është dhënë nga Stephen Hahn, drejtori i Administratës Amerikane për Ushqimet dhe Barnat.
SHBA miraton vaksinën e dytë anticovid

Ky lajm i mirë vjen vetëm një javë pasi u miratua përdorimi i Pfizer.
Administrata për Ushqimin dhe Barnat dha autorizimin për vaksinën që mbështetet në teknologjinë RNA, e realizuar më pak se një vit nga identifikimi i patogjenit që shkakton COVID-19.Aktualisht kompania Moderna po punon me autoritetet amerikane që të përgatitet shpërndajra e rreth 5.9 milion dozave në të gjithë vendin duke filluar që nga kjo fundjavë.
Lëvizja vjen një ditë pasi SHBA raportoi 17 milion raste pozitive me Covid-19 dhe një komitet i pavarur këshillues shqyrtoi të dhënat nga provat njerëzore të vaksinës mRNA-1273 të Moderna, duke vendosur që përfitimet e saj të tejkalojnë rreziqet e saj.Vaksina, sipas një studimi ku u përfshinë 30,000 vullnetarë, dha rezultat në 94% të të të vaksinuarve pa dhënë asnjë efekt anësor.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Starmer mbledh 35 shtete për Ngushticën e Hormuzit, Shqipëria pjesë e diskutimeve diplomatike

NASA për herë të parë pas mbi 50 vjetëve nisë astronautë në Hënë

Bien çmimet e naftës pasi Trumpi tha se lufta do të përfundojë shumë shpejt

