Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Drejtoria e Policisë Kriminale, në kuadër të operacionit “Zemërimi” sekuestruan rreth 33 kilogramë marijuanë dhe arrestuan D. M. (1969) për shkak të dyshimit për veprën penale të prodhimit dhe shpërndarjes së paautorizuar të narkotikëve.
MUP-serb njofton në faqen e saj se gjatë inspektimit të makinës së tipit “Passat” të përdorur nga i dyshuari, policia gjeti 59 pako marihuanë.
Dyshohet se ai e kishte paketuar drogën në automjetin e tij në territorin e Kosovës.







