- Reklama -

Serbi nga Zveçani që e regjistroi veturën në RKS: Të gjithë po e njohin Kosovën, e unë jo, a?

Në veri të Kosovës, për dy javë që nga hapja e afatit të ri për riregjistrim, janë regjistruar rreth 1500 vetura me targa legale me shenjën RKS (Republika e Kosovës).

Qeveria e Kosovës ka vendosur që nga data 1 nëntor deri më 1 dhjetor 2023 të mundësojë riregjistrimin e automjeteve nga targat e vjetra serbe në ato të reja të Kosovës.

- Reklama -

Ky vendim, siç theksoi Qeveria në sqarim, është rezultat i një numri të madh kërkesash për riregjistrim të automjeteve, transmeton Klankosova.tv.

Qytetarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës këto ditë vijnë dhe bëjnë riregjistrim, gjë që ishte thuajse e pamenduar deri para disa javësh, nga frika se mos u digjen automjetet.

“Të gjithë e njohën Kosovën, e unë kishe nuk po e njoh”

Ekipi i agjencisë turke të lajmeve “Anadoly” gjeti disa automjete që prisnin në radhë për kontroll teknik në Mitrovicë, për t’u riregjistruar në targa të reja.

Shumica nuk ishin në disponim për të folur në media.

Një nga të paktët që u pajtua është Dragan Kostiq nga fshati Sllatinë, afër Vushtrrisë, i cili jeton në fshatin Grabovc, komuna e Zveçanit që nga përfundimi i luftës në Kosovë në vitin 1999.

“Vendosa sepse nuk ka rrugëdalje tjetër. Unë jetoj në një vend që ne, bëhemi sikur nuk e njohim, por, realisht, njihet. E gjithë bota e pranoi, e unë kishe nuk po e njoh”, tha Kostiq.

Ai thekson se deri më tani ai lirisht ka mund ta vozisë veturën e tij me targa KM.

Kostiq shton se edhe vitin e kaluar ka qenë i vetëdijshëm se duhet ta riregjistrojë veturën, por ka pasur frikë se mos i digjet vetura ose e rrahin.

Afati i fundit për riregjistrim është 1 dhjetori

Një pjesë e madhe e qytetarëve nga komuniteti serb që jetojnë në veri të Kosovës kanë vendosur që të riregjistrojnë veturat e tyre në Serbi, kështu që në rrugët e Mitrovicës më së shumti shihen automjete me shenja të qyteteve në Serbi si NP, BG, KG, LE…

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës thekson se deri më 1 dhjetor 2023 qytetarët do të kenë mundësi të përfitojnë nga përfitimet për regjistrimin e targave të Kosovës, të cilat përfshijnë doganën, tarifat administrative në Qendrën e regjistrimit të automjeteve, tarifat për targa dhe tarifat për pajisje me certifikate regjistrimi të mjetit.

Pronarët e automjeteve me targa të vjetra të Serbisë nuk do të lejohen të regjistrohen me targa RKS pas datës 1 dhjetor dhe as të lëvizin brenda apo përtej territorit të Republikës së Kosovës. /Klankosova.tv

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Aksident tragjik në fshatin Pouskë të Prizrenit – humb jetën një 19-vjeçare

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur sot në orët...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Dy raste të rënda në Arbanë dhe Grejkoc: I japin fund jetës një 36-vjeçar dhe një 43-vjeçare

Dy raste të ndara me pasojë vdekjen janë raportuar...

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join Unique Adventures – Exclusive Rewards

Feel Unique Sensations at Crown Green Casino and Join...

Të shtëna me armë zjarri në Prizren, dy persona të plagosur – jashtë rrezikut për jetë

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort