Serbët bllokojnë rrugën drejt Leposaviqit, edhe këtë herë kundërshtojnë diçka

LAJMEMë pak se 1 min. për lexim
TV Prizreni
Botuar nga: TV Prizreni|Feb 2, 2023
Serbët bllokojnë rrugën drejt Leposaviqit, edhe këtë herë kundërshtojnë diçka

Serbë të shumtë janë mbledhur sot në rrugën që çon drejt Leposaviqit.

Të njëjtit thuhet se janë mbledhur aty për të bllokuar qarkullimin duke kundërshtuar kështu ndërtimin e një baze të re kufitare.

Serbët raportohet se po qëndrojnë aty që nga mëngjesi i djeshëm, sepse nuk pajtohen me makineritë e rënda që janë dërguar aty për të zhvilluar punimet për ndërtimin e bazës së policisë kufitare të Kosovës.

Po ashtu ata kanë deklaruar se nuk janë të kënaqur vetëm me ndërprerjen e punimeve.

“Nuk mjafton që makineritë janë fikur dhe puna është ndalur. Ne duam që makineritë dhe pjesëtarët e Njësive Speciale të policisë të tërhiqen, që vendimi të anulohet dhe të na lënë të jetojmë të qetë siç kemi bërë, e kemi jetuar deri tani”, tha njëri nga serbët për KosovoOnline.

Situata në përgjithësi raportohet të jetë e qetë, ndërsa punimet janë ndërprerë deri në vendin e radhës nga autoritetet e Kosovës.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika