LAJME

Schuebel: Reformat duhet të prioritizohen që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht

Schuebel: Reformat duhet të prioritizohen që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2026, 11:07

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka diskutuar me anëtarët e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës për zbatimin e Raportit të Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2026 dhe reformave të ndërlidhura me Planin e Rritjes.

Në një postim, Schuebel ka thënë se një nga temat kryesore të diskutimit ishte prioritizimi i këtyre reformave, në bashkëpunim të ngushtë me Qeverinë, në mënyrë që Kosova të përfitojë politikisht dhe financiarisht.

Komisioni për Integrim Evropian është kryesuar nga deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu.

Schuebel ka bërë të ditur se ka ofruar mbështetjen e BE-së për punën e komisionit, si dhe ekspertizën për avancimin e reformave që do ta afrojnë Kosovën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian./KOHA

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika