- Reklama -

Sarrazini largohet nga Kosova me shumë mbresa

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëmdor, Manuel Sarrazin, në Prishtinë me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla

Përfaqësuesi Special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se është larguar nga Kosova me mbresa të shumta.

- Reklama -

Sarrazin ishte për vizitë në Kosovë ku të premten mbajti një konferencë të përbashkët për media me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Sarrazin e konfirmoi se Gjermania e përkrah kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

“Rrugës për në Hamburg, me shumë mbresa nga Kosova. Faleminderit për bisedimet intensive dhe të hapura. Shihemi së shpejti!” – ka shkruar Sarrazin në Twitter.

Në një postim të mëhershëm të shtunën ai kishte thënë se: “Kosova është në zemër të Evropës dhe i takon Këshillit të Evropës”.

“Pozita e Gjermanisë është e qartë: “Kosova është në zemër të Evropës dhe i takon Këshillit të Evropës. Dje ia konfirmova ministres së Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, përkrahjen tonë për anëtarësimin e Kosovës”, ka shkruar Sarrazin.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort