Bashkia e Sarandës po vazhdon punën për të ofruar pastërti në tokë dhe në det për këtë sezon turistik.Bashkia bëri të ditur se grupet përkatëse të punës janë në terren në këtë prag sezoni veror dhe po punojnë në çdo drejtim për të ofruar standarde të pastërtisë dhe rregullit infrastrukturor.
Aktualisht po punohet në riparimin e plotë të ndriçimit të rrugëve dhe bulevardit kryesor të qytetit, pastrimin e plazhit dhe rërës, mbjelljen e pemëve të reja dhe rikonstruksionin e trotuareve përgjatë bulevardit, që është një nga pikat më të frekuentuara nga turistët dhe vizitorët e ndryshëm.







